Teksa Perëndimi, SHBA-ja dhe BE-ja i bëjnë thirrje të vazhdueshme Rusisë të distancohet nga sulmet mbi Ukrainën, nga Bosnja vjen një përkrahje për Vladimir Putinin.
Mediat boshnjake kanë shprehur shqetësimin për një poster që është vendosur në Banja Llukë, me mbishkrimin “Zgjedhja është e jona. Rusët e Ukrainës, serbët janë me ju. Ajo quhet liri!”.
Mësohet se posteri është vendosur nga Lëvizja Popullore Serbe, e cila njoftoi se do t’i drejtojë ambasadorëve të Rusisë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, një kërkesë për t’ua përcjellë letrën e tyre të hapur mbështetje përfaqësuesve të rajonit Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë.
“Forca e mbështetjes reciproke, të popullit serb dhe rus, do të përcaktojë të ardhmen e tyre të njëjtë, e cila mund të jetë e artë”, thuhet në deklaratë.
Perëndimi dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar se Rusia e ka në plan ta pushojë Ukrainën, ndërsa një deklaratë e ministres së Jashtme britanike dje thoshte se Putin ka për qëllim të aneksojë edhe Ballkanin Perëndimor.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…