Në shkollën fillore “Sveti Sava” në Bijeljina, në Bosnje, serbët e atyshëm kanë realizuar një mural të njërit prej anëtarëve të grupit që sulmoi policinë në Kosovë më 24 shtator.
Nuk dihet nëse murali është miratuar nga qeveria e qytetit dhe kush është autori. Ajo që dihet është se në mural është Stefan Nedeljkoviç.
Ai paraqitet në mural me tre gishta të ngritur, ndërsa poshtë një pyll dhe disa shtëpi.
Kujtojmë se më 24 shtator në afërsi të vendbanimit Banjska ndodhi një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.
Tre sulmues u vranë gjithashtu nga reagimi neutralizues i trupave speciale kosovare. Njëri prej tyre ishte Nedeljkoviç, ndërsa dy të tjerët janë Bojan Mijailoviç dhe Igor Milenkoviç.
Shteti serb mbajti zi për ta, një akt që u dënua ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…