POLITIKE

Serbët fajësojnë Koshtunicën për lirimin e Albin Kurtit, nga burgu në vitin 2001

Në vitin 2001, ish president i RFJ-së, Vojislav Koshtunica, e kishte liruar nga burgu Albin Kurti, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje!

Ai hoqi dënimin e tij me 15 vjet burg nën akuzën për “terrorizëm” dhe veprimtari për pavarësinë e Kosovës.

Kurti u arrestua më 27 prill 1999, dhe u dënua më 13 mars 2000, me 15 vjet burg në Nish.

Albin Kurti u amnistua më 7 dhjetor 2001, me një vendim për falje zyrtare, bazuar në nenin 98, pika 8 të Kushtetutës së RFJ-së, të nënshkruar nga Koshtunica.

Ky vendim ishte paraprirë nga një letër e Ministrit të atëhershëm Federale të Drejtësisë, Sava Markoviç, drejtuar Koshtunicës me një propozim për falje për Kurtin sipas detyrës zyrtare.

Albin Kurti ishte dënuar për rrezikimin e rendit kushtetues dhe sigurinë e RFJ-së dhe për të shkëputur Kosovën nga Serbia, dhe disa akuza tjera.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

24 orë ago