Zvecan, 5. novembra (Tanjug) - U opstini Zvecan u podne je poceo sastanak srpskih politickih predstavnika sa severa KiM s predstavnicima svih kosovskih institucija na severu, na kome ce se razmatrati predlog Srpske liste da napuste sve kosovske institucije zbog toga sto Pristina krsi Briselski sporazum. FOTO TANJUG/KANCELARIJA ZA KIM/ IVICA SIMIC/bs
Serbët janë larguar nga Policia e Kosovës, pas vendimit të t’i lënë institucionet, meqë nuk u pajtuan për zbatimin e vendimit për targat, por përveç se kanë hequr uniformat, armët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë.
Kjo ka qenë frika edhe nga institucioni i policisë, që rreth 400 pjesëtarë serbë do të largoheshin bashkë me armët zyrtare.
AP nga burimet brenda policisë, ka raportuar mbrëmë se çështja e armëve të policëve serbë që kanë vendosur të largohen ishte shumë problematike për shkak të mos dorëzimit të armëve.
“Atyre u është thënë me gjasë që kur të largohen të largohen bashkë me armët”. Por, ligjërisht polici i larguar e ka për obligim që të dorëzojë armën dhe uniformën dhe kjo u është bërë e qartë edhe atyre rreth 400 vetave që pritet të lënë policinë.
Në anën tjetër, brenda policisë ka filluar mobilizimi që ai numër që lë strukturën, të zëvendësohet menjëherë me policë shqiptarë nga pjesë të tjera të Kosovës.
Tashmë ka filluar edhe vendosja e kabinave për vëzhgim, derisa po kalkulohet numri i policëve që duhet dërgohet për të zënë pikat që mbesin të zbrazëta.
Për të gjitha këto zhvillime kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akoma nuk është deklaruar.
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…