Me parulla në duar “Albin Kurti i ke shkelur serbët, nuk mund të na dëbosh nga Kosova”, serbët kanë filluar marshin në Mitrovicë, duke protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në territorin e Kosovës.
Mediet lokale në Mitrovicë, raportojnë se numri i protestuesve atje ka arritur në mbi 500.
Përpos Mitrovicës, serbët janë mbledhur të protestojnë edhe në komunën e Graçanicës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas RadioKim aty janë mbledhur punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia.
Reagimet për zgjedhjet serbe erdhën pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se për t’u zhvilluar ky proces edhe në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje paraprake mes dy shteteve.
Në anën tjetër, nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar një propozim të vendeve të QUIN-it lidhur me këto zgjedhje.