POLITIKE

Vuçiç e pranon që s’ka më ndikim në Kosovë që nga viti 1999

Pasi nuk u lejuan nga Qeveria e Kosovës që serbët të votojnë për zgjedhjet e tre prillit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë në TV Prva se ka pasur tentativa për të rrezikuar paqen, si “gjithçka që ata bënë në lidhje me zgjedhjet për të provokuar një konflikt”, ndërsa e pranon që s’ka më ndikim në Kosovë.

“Nuk është sekret që unë marr 90 për qind të votave në Kosovë dhe kanë llogaritur se Vuçiçi nuk do të dojë të heqë dorë nga 50 mijë vota, do ta detyrojmë të futet në të dhe pastaj do të shohim se çfarë do të shpikim, çfarë incidenti. Prandaj i kam lutur serbët nga Kosova që ta ruajnë paqen”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se mund “të vizatonte një skenar sepse serbët nuk do të lejonin depërtimin me armë në qendrat e votimit, por do të mbroheshin”, por gjithashtu konfirmoi se është e vërtetë “që Serbia nuk ka mundur t’i kundërshtojë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës që nga viti 1999”.

Kreu i shtetit serb shtoi se presioni mbi Kosovën do të vazhdojë dhe përsëriti akuzat kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Malit të ZI, Milo Gjukanoviç në përpjekje për të ndaluar Serbinë të bëjë përparim ekonomik.

Ai akuzoi Kurtin dhe Gjukanoviçin se “puna e tyre e vetme është të bëjnë thashetheme për Serbinë dhe të thonë se Vuçiç është ‘Putini i vogël’, në mënyrë që të mos e rëndojnë gjithë Perëndimin në qafën e Serbisë dhe ta ndalojnë atë të bëjë përparim ekonomik”.

Vuçiç hodhi poshtë pretendimet e mediumit britanik The Guardian se paqja në Ballkan është sërish e rrezikuar dhe disa herë përsëriti se “guardianit i pëlqen të gënjejë shumë”.

“Janë gënjeshtra patologjike, nuk kam parë gënjeshtra të tilla si në guardian”, shtoi Vuçiç.

Kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Rusisë, presidenti i Serbisë përsëriti se Serbia është një shtet i pavarur dhe se pëson sulme sepse disave i “pëlqejnë të sigurojnë jetesën” por nuk munden ndaj një kombi të madh, “ndaj gjejnë një të vogël”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago