Opinioni në Serbi dhe në rrjetet sociale po reagon dhe është i “shokuar” me video zgjedhore të partisë SNS të presidentit Vuçiq që është publikuar ditëve të fundit, që është cilësuar i çuditshëm pasi nuk përfshihet në te Kosova, shkruan “srpskidnevnik”.
Gazeta e vlerëson të habitshëm këtë “lëshim” nga ana e SNS në aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që mbahen me 21 qershor.
Të gjithë ata që e kanë shikuar kanë mbetur të “shokuar” sepse në videon promovuese zgjedhore që është miratuar nga vetë presidenti i shtetit Vuçiq nuk ka pamje të Kosovës.
Reagime ka pasur në të gjitha anët që nga faqet e medieve zyrtare edhe në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë theksuar se “politika Serbia pa Kosovën” do të jetë politika e Vuçiqit me të përfunduar të zgjedhjeve.
Ka pasur raste që ndaj kësaj video janë distancuar edhe anëtarë të vetë subjektit të Vuçiqit duke shtruar pyetje “çfarë jua ka dashur kjo?” drejtuar vërejtjen direkt ndaj presidentit.
Pa marr parasysh çka nënkupton kjo video zgjedhore, përshtypja shkruan gazeta është shumë e mundimshme edhe pashije, sepse shpie në mendimin dhe konstatimin se çështja me Kosovën ka përfunduar.
Që do të thotë se edhe në SNS edhe për presidentin e shtetit sipas videos qartë po shihet qëllimi që të propagandohet dorëzimi i territorit serb, shkruan “srpskidnevnik”.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…