Gjatë ditës së djeshme në Zubin Potok derisa po vendosej pema e Krishtlindjes Ortodokse ka ndodhur një incident në mes të disa serbëve lokalë të cilët kanë brohoritur kundër kreut të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe liderëve të Listës Serbe.
Siç shkruanKossev, ky grup i njerëzve nga Kolashini për disa minuta radhazi kanë brohoritur kundër Petar Petkoviqit dhe krerëve të Listës Serbe duke i akuzuar se “kanë bërë tradhti dhe kanë kolapsuar sigurinë”.
Përgjatë këtij incidenteti, liderët e Listës Serbe e kishin rrethuar Petkvoiqin dhe kishin dëgjuar brohorimat dhe fyerjet ndaj tyre pa bërë ndonjë reagim, derisa një prej priftërinjve që kishte qenë prezent kishte bërë përpjekje për t’i qetësuar personat e revoltuar.
Siç ka treguar gazetari i Kossev Andrija Lazareviq, brohoritmat e tyre kishin filluar pasi ishin gjuajtur fishekzjarrët.
“Në atë moment ra në sy një grup më i vogël, i cili filloi të shante dhe të brohoriste kundër Petar Petkoviqit dhe Listës Serbe”, ka thënë Lazareviq, shkruan Kossev, transmeton Express.
Sipas gazetarit të Kossev irritimi i tyre kishte të bëjë edhe me prezencën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kujdeseshin për sigurinë aty.
Sipas fjalëve të Lazareviq, gjithë kjo kishte zgjatur rreth tetë minuta. Ndërkohë përpjekja për t’i qetësuar kishte qenë e pasuksesshme.