LAJME

Serbët nisin të mblidhen në Gazimestan për ‘Vidovdan’, Policia i kontrollon në hyrje

Qytetarët e komunitetit serb sot pritet që të shënojnë festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, apo e njohur ndryshe si Beteja e Kosovës e vitit 1389.

Thuajse çdo vit serbët janë mbledhur në vendin e njohur si Gazimestan në afërsi të Obilqiit, ndërsa vitin e kaluar atyre nuk iu lejua që të shënonin këtë ditë aty .

Në vitin 2023, serbët ishin mbledhur në Graçanicë, saktësisht tek Manastiri.

Kurse sot serbët veçse kanë filluar të mblidhen në Gazimestan.

Para tyre në këtë vend janë pozicionuar njësi të shumta policore. Bashkë me Policinë e Kosovë ky vend sot po monitorohet edhe nga KFOR-i.

Në hyrje të pjesës ku ata do të shënojnë këtë aktivitete, zyrtarët policorë kanë kontrolluar serbët, për të parë nëse mbajnë me vete bluza me thirrje nacionaliste, sic kishin bërë vitet e kaluara.

Beteja e Kosovës e viti 1389, mbetet ngjarja më e manipuluar në historinë e popujve ballkanik, veçmas në hapësirën shqiptare dhe serbe. Të dhënat kontradiktore që vijnë nga burimet historike që nga mesjeta, po mundësojnë që kjo betejë të interpretohet në mënyra të ndryshme, edhe në ditët e sotme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

10 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

13 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

15 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

15 orë ago