Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të premten Nedelko Spasojeviq me katër vjet e gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal që e organizoi vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjashtë vjet më parë.
Në këtë rast Marko Roshiq është dënuar me dhjetë vjet burgim për veprën penale pjesëmarrje në krim të organizuar.
Ndërsa Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, janë dënuar me nga katër vjet burgim.
Nga akuzat është liruar Sillvana Arsoviq.
Aktgjykimi është shpallur të sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Marko Roshiqit, gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit deri në plotfuqshmërinë e vendimit.
Për këtë rast në arrati janë Zhelko Bojiq, Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq dhe dy të pandehur të tjerë të panjohur.
Politikani serb Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, pranë zyrës së iniciativës së tij qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (Sloboda, demokratija, pravda-SDP). Ai e kritikoi mbështetjen e Listën Serbe nga Beogradi dhe paraqitjen e kësaj si të vetmen alternativë të Serbëve të Kosovës. Në kohën kur u vra ai ishte në proces rigjykimi për krime lufte lidhur me dëbimin e shqiptarëve nga veriu i Kosovës.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…