POLITIKE

Serbia gabohet kur mendon se Rusia mund t’i ndihmojë rreth Kosovës, thotë Christopher Hill

Nëse Serbia mendon se Rusia do t’i ndihmojë për të zgjidhur çështjen me Kosovën, le t’i thërret mendjes e ta rimendojë mirë këtë gjë, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill për “Voice of America”.

Rusia nuk po e mbron askënd përveç vet zotin Putin, tha Hill.

Andaj, shprehet ambasdori amerikan, Serbia duhet të ketë kujdes në përdorimin e argumenteve se po përfiton gjë nga lëvizjet e Rusisë.

“Unë i kuptoj dinamikat në Këshill të Sigurimit. E kuptoj edhe thelbin. Por, Serbia duhet të vendosë se çfarë marrëdhëniesh do të ketë me fqinjtë dhe si do t’u qaset atyre”, theksoi Hill.

“Serbia nuk duhet të sheh Rusinë në korrelacion me Kosovën, e as anasjelltas”, tha i bindur amabsadori amerikan. “Këto gjëra Serbia duhet t’i sheh të ndara”.

“Rusia deri më tani ka shkuar përtej asaj që ne e quajmë dinjitet ndërkombëtar, shumë larg vlerave perëndimore, kështu që nëse mendoni se Rusia do t’iu ndihmojë me Kosovën – rimendojeni mirë”, u shpreh Christopher Hill për VoA.

Hill për dialogun Kosovë-Serbi tha se e kupton se sa i vështirë është, “e kam bërë edhe vet në të kaluarën”.

“Negociatat janë tejet të vështira dhe e di se BE bën më të mirën, gjë që Serbia dhe Kosova duhet ta respektojnë. Këto çështje fare të lehta nuk janë, sepse po të ishin, do të ishin zgjidhir që moti”.

“Duhet të kuptojmë vështirësitë, por jo të jemi pengje të tyre, duhet të shohim ku duam të arrijmë. A duan të ngelin këtu, apo duan jetë më të mirë për serbët. Por një diplomat amerikan nuk duhet t’i tregojë serbëve çfarë të bëjnë”, u shpreh Christopher Hill.

“Ideja se Rusia do t’i zgjidhë problemet serbe në Kosovë ose diku tjetër, vetëm shikoni situatën në Ukrainë dhe më thoni se a është i vlefshëm propozimi që Serbia të mbështetet në Rusi për çdo gjë”, tha mes tjerash ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago