POLITIKE

“Serbia ka pretendime territoriale”, Kosova fuqizon mbrojtjen, ekspertët: Më shumë armatime dhe ushtarë

Fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës shihet si domosdoshmëri për shkak të situatës së tensionuar.  Pas sigurimit të dronëve “Bayraktar” dhe raketave kundërtank “Javelin”, ekspertët e sigurisë shprehin domosdoshmërinë që Kosova të vijojë armatimin.

Ata shpresojnë që Shtetet e Bashkuara, Britania por edhe Turqia të vijojnë armatosjen e Kosovës.

“Duke pasur parasysh situatën e sigurisë në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh që fqinji verior që ka pretendime të hapura territoriale ndaj Republikës së Kosovës, Kosova padyshim që duhet të merr masat e saj që Forcën e Sigurisë së Kosovës, ushtrinë e saj, ta fuqizojë me blerjen e armatimeve”, tha ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.

“Armatosja me Javelin vjen në kohën më të nevojshëm për Kosovën ngase Serbia vazhdon avazin e vjetër rreth pajisjeve luftarake gjithandej dhe vënien në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushatrak. Një armatim i tillë është i nevojshmëm për t’ju kundërvënë një mundësie eventuale të një ndryshimi të gjendjes së sigurisë në Ballkan, gjithashtu në Kosovë”, deklaroi eksperti i Sigurisë Nuredin Ibishi.

Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht është në fazën e dytë të tranzicionit drejt shndërrimit në Forcë me kapacitete ushtarake, proces ky që është parashikuar të mbyllet më 2028. Ekspertët rendisin edhe prioritetet që duhet të ketë Ministria e Mbrojtjes, sidomos edhe në shtimin e numrit të ushtarëve të rinj.

“Të rritet numri i ushtarëve, të arrihet numri 5 mijë. Të mendohet për aktivizimin e rezervës. Qeveria duhet sa më shpejtë të nxjerrë Ligjin për mobilizim që nuk e kemi dhe blerjen e armatimeve, sidomos të artilerisë”, shtoi ish-koloneli FSK-së.

“Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë me armatim, pajisje, por edhe me trajnime dhe ngritje të kaapciteteve njerëzore por edhe materiale që këtë fazën e tranzicionit, që pritet të përfundojë në vitin 2028, që të kalojë në fazën më të shpejtë me qëllim që në aspektin luftarake këto formacione të FSK të jenë të gatshme për kundërvënie apo për luftë. Qeveria e Kosovës ka parashikuar që gjatë këtij viti të rekrutojë 600 ushtarë të rinj, ndërsa ka thënë se do të ketë edhe blerje të armatimeve të reja pa dhënë detaje të tjera”, shtoi Ibishi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

35 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago