POLITIKE

Serbia kërkon të bëhet – përmes Shqipërisë – fuqi rajonale për tranzitin e gazit

Nuk është çudi të dëgjohet sot tematika se rajoni i Ballkanit Perëndimor, duke parë edhe zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë, të kërkojë një rol të shtuar energjetik në kontinentin evropian.

Një të tillë, po e kërkon sa duket edhe Serbia, e cila ka ndërmarrë një sërë angazhimesh për linja tubacionesh gazi me vendet e rajonit, përfshi këtu edhe Shqipërinë dhe pikërisht Tirana, mund të jetë çelësi që Beogradi lakmon për t’u bërë fuqi energjetike rajonale, siç raporton një artikull i medias ndërkombëtare Bloomberg.

Një linjë interkonektore, është nisur tashmë nga Beogradi drejt Bullgarisë, e cila do të lejojë importimin e gazit të lëngshëm nga Azia qendrore dhe më pas nga Mesdheu, përmes linjave ekzistuese.

Më tej, shqyrtimi po kryhet edhe për të ndërtuar lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe më tej me Shqipërinë.

Tirana zyrtare, e ka të qartë se me kalimin e gazsjellësit trans-adriatik TAP në vend, mund të shfrytëzojë vetvetiu këtë aspekt për të qenë fuqi rajonale, pasi pjesë më e madhe e tubacioneve azere në Ballkan, kalon pikërisht përmes Shqipërisë.

Ideja në fakt, është edhe ajo e kthimit të territorit shqiptar në një pikë të rëndësishme tranziti të gazit natyror, duke parë pozicionin shumë të volitshëm gjeografik dhe raportet e shkëlqyera që Shqipëria dhe Azerbajxhani po ndërtojnë së fundmi.

Në një muaj, tre vizita, dy të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Baku dhe një e presidentit azer, Ilham Aliyev në Tiranë, kanë vërtetuar pikërisht raportet e ngushta që dy vendet po ngrenë, duke pasur në themel lidhjen prej projektit TAP, kaq të rëndësishëm për gjithë Evropën tashmë.

Vetë ministrja serbe për Energjinë, Dubravka Djedoviç, ka theksuar jo pak herë më parë se Beogradi nuk i ka i vetëm resurset për ta arritur pasjen e statusit të superfuqisë rajonale.

Mirëpo, me grante nga Bashkimi Evropian, të cilat mbulojnë gjysmën e shpenzimeve prej 93 milionë eurosh, për të ndërtuar interkonektorin me Bullgarinë, çështja bëhet me tej më serioze, për të parë mundësinë e lidhjes me Shqipërinë.

Kjo e fundit sipas Bloomberg, mbetet për t’u parë edhe nga zhvillimi që Tirana do të sjellë për linjën që kalon gjithë Adriatikun, pasi nëse nuk avancon me shpejtësi, Beogradi mund ta shohë të vështirë investimin nga ana e tij.

E vetmja gjë që avantazhin Serbinë, është gjithsesi fakti se ata vijojnë të furnizohen nga Rusia me gaz, me të njëjtin çmim dhe janë i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, që nuk ka ndërmarrë sanksione ndaj Moskës, pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Kjo gjë, së bashku me relatat tepër të forta me Rusinë, e avantazhojnë Beogradin në lojë.

Por, në fund të ditës, mbetet fakti se pa linjën shqiptare, është shumë e vështirë që përpjekja serbe të jetë e suksesshme.

Për t’u bërë superfuqi, i nevojitet Shqipëria dhe fakti është se kjo e fundit, këtë pozitë, po e tenton për veten.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago