LAJME

Serbia me listë planifikonte ekzekutimin e 66 shqiptarëve – mes tyre edhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi e Sadri Ferati

Është siguruar një dokument që vërteton se njësitet speciale të policisë serbe, në shkurt të vitit 1999, kishin hartuar një listë për ekzekutimin e 66 shqiptarëve.

Dokumenti, i titulluar “Lista e shqiptarëve që duhet të likuidohen me procedurë të shpejtë,” mban nënshkrimin e komandantit të njësisë speciale të policisë serbe, kolonel M. Marinkoviq, dhe përmban emrat e 66 qytetarëve shqiptarë, shumica prej të cilëve figura publike dhe intelektualë të kohës.

Në mesin e personave që kërkoheshin për ekzekutim ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili gjatë luftës shërbente si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Po ashtu, në këtë listë ishte edhe Sadri Ferati, ish-ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

Sipas dokumentit, territori ishte i ndarë në zona operative, ku emra të caktuar ishin përgjegjës për realizimin e vrasjeve në secilën zonë.

Mes personave të përfshirë në ekzekutimin e këtij plani ishin emra të tillë si Dejan, Ratko (besohet të jetë Ratko Antonijeviq, ish-drejtor i burgut të Mitrovicës), Kasalloviq dhe Ajeti (i dyshuari Sherafedin Ajeti, ish-drejtor i burgut të Mitrovicës).

 

Më 24 mars 1999, kur NATO nisi ndërhyrjen ajrore ndaj caqeve ushtarake dhe policore të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, besohet se strukturat serbe në terren filluan zbatimin e listës së ekzekutimit. Në mesin e personave që duhej të ekzekutoheshin ishte edhe Agim Hajrizi.

Atë mbrëmje, në shtëpinë e tij në Mitrovicë, u vranë brutalisht Agim Hajrizi, djali i tij 11-vjeçar, Iliri, dhe nëna e Agimit. Po atë natë, u vra edhe Latif Berisha në banesën e tij.

Aferdita Hajrizi, bashkëshortja e Agim Hajrizit, ka dhënë një dëshmi të fuqishme në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet në ish-Jugosllavi, ku identifikoi disa nga autorët e krimit: Nenad Paviqeviq, Ratko Antonijeviq, Dejan dhe Boban, duke deklaruar se të paktën dy prej tyre ishin të njohur për përfshirje në akte dhune ndaj shqiptarëve edhe para luftës.

“Ishim të njohur me vrasësit, ishin fqinjët tanë me uniforma,” kujtonte Aferdita Hajrizi, duke theksuar se autorët e masakrës nuk ishin të panjohur apo të ardhur nga jashtë, por ishin njerëz me të cilët kishin jetuar për vite me radhë në të njëjtën lagje. “Ata nuk erdhën për të frikësuar, por për të zhdukur. Vrasja e Agimit nuk ishte thjesht një krim, ishte një akt i pastër i spastrimit politik dhe etnik,” pati deklaruar Aferdita Hajrizi në dëshminë e saj para Tribunalit të Hagës, raporton RTK.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago