BREAKING NEWS

Serbia në prag të luftës civile, protestuesit thyejnë zyrat e partisë së Vuçiqit

Serbët janë tubuar gjithandej Serbisë të enjten për të protestuar për incidentet e shumta që ndodhën dy ditët e fundit atje. Qytetarët protestues janë sulmuar nga mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe, policët janë përplasur me qytetarët e Policia nuk ka reaguar ndaj sulmeve të mbështetësve ndaj qytetarëve.

Deutsche Welle të enjten ka shkruar në një analizë për situatën në Serbi se regjimi i Aleksandër Vuçiqit po përpiqet t’i shtyjë qytetarët e Serbisë drejt një lufte civile me provokime dhe përdorimin e njësive paraushtarake.

Protestuesit në Novi Sad kanë thyer zyrat e Partisë Përparimtare Serbe, si dhe i kanë ngjyrosur muret e jashtme.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se 14 persona janë arrestuar në protesta për sulm ndaj policëve dhe të paktën pesë policë janë lënduar.

Ai ka mohuar se policia ka përdorur forcë ndaj protestuesve, megjithë raportimet se ka pasur.

Një natë më parë, protestat kulmuan kur mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) i sulmuan protestuesit me mjete piroteknike. Ngjarja shënon përshkallëzim të mëtutjeshëm të protestave që po zgjasin tash e nëntë muaj, të nxitura nga tragjedia në stacionin hekurudhor që la të vdekur 16 persona dhe akuzave për korrupsion, teksa presioni ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe partisë së tij po rritet gjithnjë e më shumë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

7 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

8 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

9 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

9 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

13 orë ago