Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur për takimin e shumëpërfolur me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili pritet të ndodhë së shpejti.
Në një prononcim për Sky News, Trump ka lënë të kuptohet se është i hapur për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, ndërsa ka theksuar se kërcënimi me sanksione mund të ketë ndikuar në organizimin e këtij takimi.
“Nëse është një takim i keq, nuk do të telefonoj askënd, do të shkoj në shtëpi. … Por nëse është një takim i mirë, do të telefonoj presidentin Zelensky dhe udhëheqësit evropianë”, tha Trump.
Ai ka shtuar se bisedimet e nesërme me presidentin rus mund të hapin rrugën për një takim të dytë, që do të synonte finalizimin e një marrëveshjeje.
Trump gjithashtu paralajmëroi për fuqinë e stimujve ekonomikë dhe sanksioneve, megjithatë nuk dha më shumë detaje se çfarë mund të përfshijnë ato.
“Stimujt ekonomikë dhe sanksionet janë shumë të fuqishme”, u shpreh ai.
Ai ka paralajmëruar se do të flasë me mediat pas samitit, por theksoi se ende nuk është e sigurt nëse do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Putin.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…