Me ndryshimet më të reja organizative Serbia kthen rangun njësiteve kriminale të cilat kanë vepruar në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.
“Me ndryshimet më të reja në Ushtrinë e Serbisë, i kthehet rangu dhe dinjiteti njësiteve heroike të viteve 1998 dhe 1999”, kështu ka deklaruar ish komandanti i korpusit të Prishtinës dhe krimineli i gjykuar i luftës Vlladimir Llazareviq. Ai thekson se këto brigada i ka njohtë në ditët më të vështira të “agresionit të NATO-s”.
“Njësiti i 63 i parashutistëve është njëra nga pesë brigadat e heronjve të popullit nga epopeja e mbrojtjes së vendit tonë. Nëpër rrugë të ngjashme ka kaluar edhe brigada e 72 për operacione speciale, e cila është dekoruar me Urdhrin e Flamurit të Luftës. Kam pritur se kjo do të realizohet, dhe të jem i sinqertë, nga pak edhe kam sugjeruar. Jam tepër i kënaqur se kjo u realizua”, thotë krimineli Llazareviq, dhe shton se “shpreson që Ministria e Mbrojtjes së Serbisë dhe Ushtria e Serbisë në të ardhmen do të bëjnë ndryshime të tilla organizative të cilat do t’i forcojnë forcat e armatosura”.
Njësitet kriminale të Serbisë, me urdhër të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin, prej fillimit të vitit të ardhshëm do të veprojnë në kuadër të Ushtrisë së Serbisë. Brigada e 63 e parashutistëve do të vendoset në Nish, derisa ajo e 72 do të qëndrojë në Pançevë. Këto njësite do të vazhdojnë jetën ushtarake çfarë kanë pasur deri në vitin 2006 kur ishin shpërbërë nga ana e forcave demokratike të Serbisë.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…