KRYESORE

Serbia sërish nuk voton rezolutë të OKB-së kundër Rusisë, kësaj here raportohet se kishte arsyetimin qesharak: “Albin Kurti”

Së fundi, Serbia ka abstenuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në lidhje me votimin që i kërkonte Rusisë të paguante dëmet e luftës ndaj Ukrainës. Siç raporton Nova, një gjë të tillë e ka bërë me një argument të thjeshtë por qesharak: “Albin Kurti”.

Serbia është nën trysni të madhe ndërkombëtare për t’i vënë sanksione Rusisë.

Por, sipas burimeve diplomatike të gazetës serbe, vendimi paraqiste “përgjigje për problemet tona sa i përket kërkesës së Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, që kërkonte prej Beogradit t’i paguante dëmshpërblimet e luftës Prishtinës”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së së fundi miratoi një rezolutë për reparacionet e Rusisë ndaj Ukrainës. Pozicioni i Serbisë përsëri ishte kontrovers.

94 shtete kishin votuar PËR ndërsa 73 tjera kishin abstenuar, mes të cilave edhe Serbia.

“Serbia nuk mund të votonte për këtë propozim sepse në këtë formë do të krijonte një precedent të madh, duke sjellë në mendje që Kurti ngulmon mbi çështjen e reparacioneve të luftës,” – raporton Nova t’i kenë thënë burimet diplomatike.

Burimi në fjalë konsideron që votimi i ri i Serbisë krijon presion shtesë ndaj këtij shteti.

Duhet të kujtojmë se kryeministri Kurti kishte kërkuar shumë herë që Serbia të paguante reparacionet e luftës për Kosovën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

7 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

9 orë ago