POLITIKE

Serwer del me listë sanksionesh për Serbinë, këto janë 6 propozimet e profesorit amerikan

Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në rajon, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë s’janë të mjaftueshme. Serwer thotë se Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se shteti i Serbisë ka qenë përgjegjës për tenatativën për kryengritje të dhunshme me qëllime politike që njihet si terrorizëm, shkruan Gazeta Express.

Ai ka përmendur edhe deklarimet e presidentes Vjosa Osmani të bëra në CNN për Christiane Amanpour, ku bëhet thirrje për sanksione, meqë nëse tolerohet, Serbia do të mund të përsëris sjellje të njejtë.

Serwer ka potencuar se ngjarja e 24 shkurtit është një prej veprimeve në listën e gjatë të veprimeve të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe thekson se është koha për sanksione serioze.

“Kjo tentativë kryengritjeje është vetëm e fundit në një seri të gjatë përpjekjesh serbe për të destabilizuar situatën në Kosovë. Është koha për të vendosur sanksione serioze”, ka thënë Serwer.

Ai më poshtë ka listuar edhe ato që sipas tij do të ishin penalizime serioze kundër Serbisë. Serwer ka thënë se duhet të pezullohen fluturimet e Air Serbia në SHBA dhe BE, të ngrihen projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi, SHBA-ja dhe BE-ja të pezullojnë financimin e projekteve ekonomike në Serbi (jo projektet për demokratizim). Ai gjithashtu ka thënë se duhet të ngrihen negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, pezullim i bashkëpunimit ushtarak mes ushtrisë serbe dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe në fund propozon edhe vendosje të sanksioneve të udhëtimit dhe financiare për individët që kanë urdhëruar dhe mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago