Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer ka ironizuar me thirrjen që sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia bëri grupit rus Wagner.
Vuçiq kërkoi nga grupi rus “Wagner” që të mos rekrutojë serbë për luftën në Ukrainë.
Ndaj kësaj, ka reaguar Serwer përmes një cicërime në Twitter, duke thënë se”Dikush në Uashington do të marrë kredit për këtë duke pretenduar se Vuçiq po i kthehet Perëndimit”.
Ndryshe, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, kishte shprehur sesi grupi rus “Wagner” po rekruton serbë për të luftuar në Ukrainë në krahun e forcave pushtuese ruse. Këto shqetësime Chollet i ka shfaqur më 12 janar, gjatë vizitës në Beograd.
Vuçiq kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e mediave sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi Wagner thërret vullnetarët që t’i bashkohen radhëve të tij.
Reuters ka shkruar se vullnetarët serbë morën pjesë në luftime së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në 2014 dhe 2015. Askush nuk ka një ide të qartë të numrave të saktë në çdo kohë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014, thonë vëzhguesit.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…