POLITIKE

Serwer: Kurti e di që hapja e Urës ka rrezik, përkrahja nga NATO e rëndësishme, por edhe ushtrimi e sovranitetit

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili njeh rajonin dhe raportin e Kosovës me Serbinë, duke folur lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, ka deklaruar se përkrahja e Kosovës nga NATO mund të jetë e rëndësishme, por thotë se e rëndësishme për Kosovën është edhe ushtrimi i sovranitetit. Eksperti amerikan e pranon që hapja e Urës ka rrezik dhe thotë se Kurti e di një gjë të tillë dhe duhet ta ketë parasysh.

Institucionet e Republikës së Kosovës nuk po i ndalin veprimet drejt synimit për hapjen e Urës së Ibrit pavarësisht mos-përkrahjes së aleatëve për ta bërë një gjë të tillë në këtë kohë dhe paralajmërimeve nga KFOR-i. Ndonëse QUINT dhe BE pas konsultimeve me NATO-n kanë dalë me qëndrim të përbashkët kundër, Kurti ka çuar ministrat e tij në Mitrovicë për të bërë inspektimin teknik të Urës. Dikush sot ka vendosur madje edhe ngjyrë në pjesën jugore të Urës.

Por a duhet Qeveria e Kosovës të insistojë në hapjen e Urës së Ibrit edhe pse nuk e ka përkrahjen e aleatëve?Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se përkrahja e NATO-s është e rëndësishme por po ashtu edhe ushtrimi i sovranitetit.

“Mbështetja e NATO-s mund të jetë e rëndësishme, por po ashtu është edhe ushtrimi i autoritetit sovran”, ka thënë Serwer.

Sa i përket rrezikut për eskalim nëse do të vendoset për hapje të një anshme, Serwer ka thënë se Kurti e di që ka rrezik dhe se duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë.

“Sigurisht që ka rrezik. Qeveria e Kurtit këtë e di dhe duhet ta ketë parasysh”, ka thënë Serwer për Gazetën Express.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 2 gusht, në një paraqitje para mediave, kishte treguar se QUINT s’mund të mbështesin

“Miremengjes. Me udhëzime nga kryeqytetet tona, përfaqësues nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA u takuan sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ta informuar atë se qeveritë tona, në konsultim me NATO-n, nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të Urës së Ibrit në këtë kohë”, kishte deklaruar ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago