Eksperti amerikan, njohës i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer, thotë se zhvillimet në Ballkan kanë stagnuar. Thekson se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur derisa Beogradi po qëndron në anën e Rusisë, pavarësisht se u deklarua ndryshe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Në një shkrim të publikuar në peacefare.net, profesori paralajmëron se ekuilibri është vështirë për tu mbajtur në këtë pjesë të botës, ku mbizotëron ligji i biçikletës.
Në analizën e tij, Serwer thotë se ideja e një Europe të “lirë dhe bashkuar”, po vdes dhe jo vetëm në Ukrainë.
“Serbia mund të kopjojë strategjinë e Rusisë, duke pretenduar gjenocid kundër serbëve në veri të Kosovës si justifikim për zhvendosje ushtarake në lumin Ibër. Mobilizimi i Beogradit dhe ushtrisë së saj në përgjigje të një përçarjeje në çështjen e targave disa muaj më parë duhet të shërbejë si paralajmërim”, ka shkroi Serwer.
Qëndrimin në një linjë të SHBA’së dhe BE’së në politikëbërje ai e sheh si veprim të duhur, por thotë se mungon veprimi dhe ndarja në mes të vetë vendeve të bllokut europian.
“Për të ndodhur gjëra të mira në Ballkan gjithmonë është kërkuar që SHBA dhe BE të jenë në një linjë gjë e cila po ndodh tani”, thotë ai duke përmendur largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Por një problem tjetër vazhdon të jetë aty.
“Europa është shumë e ndarë. Pesë vende anëtare nuk e njohin Kosovën”, shton ai duke përmendur Hungarinë ku po shfaqet simpatia për qëllimet nacionaliste të Serbisë dhe Rusisë. Kroacia e cila po ndërhynë në punët e brendshme të Bosnjes për përfitime politike.
Amerikani flet për rreziqet e mundshme në këtë pjesë të Europës, derisa thotë se SHBA dhe BE duhet të kërkojnë rezultate më të mira në të gjithë Ballkanin.
“Rreziqet janë reale, por jo domosdoshmërisht të afërta. NATO me sa duket është vigjilente ndaj lëvizjeve ushtarake serbe”, shkruan Serwer.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…