POLITIKE

“S’është koha për të shkrirë marrëdhëniet euro-turke”, mediat greke për vizitën e Erdogan në Pragë: Donte të pritej si ‘super yll’, por zemëroi europianët

Presidenti Erdogan pati një takim me kryeministrin çek dhe presidentin e Komisionit. Në këtë takim mësohet se ai donte të diskutonte “shkrirjen” e pranimit të Turqisë dhe rifillimin e marrëdhënieve euro-turke.

Në Pragë, klima e izolimit ndaj Ankarasë nga perëndimi ishte evidente pas provokimeve të njëpasnjëshme turke që shkaktuan dënimin e vendeve anëtare të BE-së. Pas Samitit të Energjisë u bë e ditur se planet e Rexhep Tajip Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian janë vënë në pritje, për shkak të kundërshtimeve nga Komisioni dhe Republika Çeke.

Erdogan zhvilloi një takim me kryeministrin çek, Petr Fiala dhe kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen. Sipas Mega-s, ai ka dashur të diskutojë për nisjen e procesit të pranimit të Turqisë dhe rifillimin e marrëdhënieve euro-turke.

Përgjigjja që mori ishte se; ‘nuk është koha për të diskutuar një gjë të tillë’. Në të njëjtën kohë, presidenca çeke e BE-së është thellësisht e shqetësuar nga qëndrimi i Turqisë përpara Samitit.

Mediat greke raportojnë se qeveria turke donte të kishte një delegacion më të madh në krahasim me vendet e tjera dhe organizatori i konferencës i kërkoi Ankarasë të respektonte rregullat që vlejnë për të gjithë.

Por Turqia këmbënguli, me ambasadorin turk në Republikën Çeke duke shantazhuar se nëse Ankaraja nuk do të lejohej të sillte numrin e njerëzve që donte, atëherë Erdogan as nuk do të shkonte. Një burim diplomatik i tha MEGA-s se Erdogan donte të pritej si një “super yll” për shkak të rolit të Turqisë në luftën në Ukrainë, por ajo që arriti të bënte ishte zemërimi i evropianëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

8 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

15 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

16 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

21 orë ago