LAJME

“Shalqini i pjekur dallohet te bishti”- Fermeri nga Lushnja zbulon “kleçkën”

Fermeri nga Lushnja, Franc Kaloshi, ka treguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews se si mund të dallohet një shalqi nëse është i pjekur sa duhet apo jo.

Kaloshi tha se nëse një shalqi e ka bishtin pak të thatë, tregon se ai është i pjekur nga brenda.

Ai tha se ka edhe forma të tjera për të dalluar nëse një shalqi është i pjekur apo jo dhe shtoi se duhet të hiqet modeli i blerjes së shalqirit me provë, pasi sipas tij, nuk është diçka higjenike.

“Modeli i plehrimit të tokës ka të bëjë shumë. Disa toka që plehërohen me plehra organikë, kanë bimë dhe frut tepër më cilësor. Disa toka që vaditen me ujëra të freskët dhe ujëra të lumenjve, patjetër që kanë…

Një shalqi që është i mirë, është i pjekur, pjesën e bishtit duhet ta ketë pak të thatë. Po ta shikosh, e kam shkulur unë qëpar që e mora, duhet të jetë e thatë. Dhe pjesa në fund është e hapur. Ajo është si lule dhe si hartë. Plus pastaj edhe nga pjesa e lëkurës shikohet. Ka forma të ndryshme, disa e ngjeshin, disa e kërcasin. Ka prova të ndryshme. Bishti atje duhet të jetë i thatë.

Në rast se duket sikur përgjigjet sikur kthehet tingulli do të thotë që mund të mos jetë pjekur, mund të jetë gjysmë i bardhë apo gjysmë rozë. Modeli i shalqirit me provë mendoj se duhet të largohet si ide sepse nuk është higjenike. Zakonisht tregtarët, unë kam parë turqit, ata e çajnë në mes dhe e nxjerrin për ta reklamuar që ky mall është i pjekur dhe është gati për shitje”, tha fermeri Kaloshi.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago