KRYESORE

SHBA “humb” avionin 100 milionë dollarësh, fundoset përballë Kinës, del video

Defekti në ulje të një avioni F-35 të ushtrisë amerikane në stërvitje përballë ujërave kineze po shndërrohet në një skenë filmi.

Mjeti u rrëzua gjatë javës teksa tentonte uljen në aeroplanmbajtësen USSS Carl Vinson, që ndodhej në Detin e Kinës Jugore,  por nuk arriti ta mbyllte procedurën me sukses, duke goditur anijen gjigante dhe si pasojë duke përfunduar në det të hapur. Sipas burimeve, piloti gjendet në gjendje të qëndrueshme, ndërkohë që janë plagosur edhe shtatë marinarë të USS Carl Vinson, që mban rreth 5 mijë të tillë.

Pas disa ditëve, në rrjetet sociale ka dalë edhe një video origjinale i momenteve pak para se mjeti me kosto stratosferike, rreth 100 milionë dollarë për njësi,  të pësojë aksident, si dhe fotografi të F-35 duke u zhytur.

Por krijesa e kompanisë Lockheed Martin nuk do të mbetet në thellësitë  e detit mes Kinës dhe Taiwanit. Teknologjia e saj është aq e avancuar sa Pentagoni mund të shpenzojë dhjetëra miliona euro vetën në operacione të vështira të rekuperimit, nga ndrojtja se sekretet e asaj teknologjie ushtarake mund të merren nga rivali kinez.

Ndërkohë, Pekini zyrtar ka reaguar duke nënvizuar se nuk i intereson mjeti i dëmtuar, por paralajmëron SHBA të mos tregojë muskujt sa herë që mundet”, në atë zonë deti aq të tensionuar.

Një mjet F-35 si ai i aksidentuar

Edhe pse i cilësuar si diamanti aeronautikës botërore, F-35 ka pësuar një numër shqetësues aksidentesh në 8 vitet e para të jetës, duke filluar nga viti 2014 e deri më sot, që ka vënë në pikëpyetje një program që i ka kushtuar Uashingtonit rreth 400 miliardë dollarë.

Problemet kryesore duken ato në tejnxehje dhe tek krahët, por F-35 ka pësuar edhe disa disfata në dyluftim të simuluar, si ai i vitit 2015  ndaj një F-16 i ndërtuar në vitet ’70.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago