Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizat për Kroacinë, tha sot kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.
Brenda pak ditësh, pas përgatitjeve teknike, qytetarët kroatë do të mund të udhëtojnë në SHBA vetëm me pasaportë, raportojnë mediat kroate,
47 vjeçarja me fytyrë bebi. Ja çfarë bën ajo para gjumit
Plenkoviq tha se SHBA-ja e la jashtë Kroacinë nga aplikimi për viza.
“Sapo të përfundojnë përgatitjet teknike, qytetarët kroatë do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza”, tha Plenkoviq në një konferencë shtypi pas një takimi të përfaqësuesve të koalicionit qeverisës.