SHBA-ja i ka kërkuar NATO-s të ketë vigjilencë për shenjat që presidenti rus, Vladimir Putin mund të përdorë një armë taktike bërthamore në një përshkallëzim të menaxhuar të luftës së tij në Ukrainë.
Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Wendy Sherman, ka thënë të martën se njoftimi i Putinit më 25 mars se Rusia po përgatitet të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi është përpjekja e tij për ta përdorur këtë kërcënim në një mënyrë të menaxhuar.
“Ne të gjithë kemi parë dhe jemi shqetësuar se Vladimir Putin do të përdorte atë që ai e konsideron armë bërthamore taktike jostrategjike ose do të përdorë ndonjë efekt demonstrues për të përshkallëzuar, por në një përshkallëzim të menaxhuar të rrezikut. Duhet të mbetemi vigjilent për këtë”, ka thënë Sherman.
Armët taktike bërthamore janë krijuar për përfitime në fushën e betejës ose për përdorim kundër objektivave të kufizuara ushtarake.
Bjellorusia, e cila ndan një kufi me Ukrainën dhe anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, siguroi një terren për një pjesë të forcës ruse që pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga ana tjetër ka thënë se Aleanca po monitoron nga afër atë që Rusia po bën.
Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për…
Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…
Lindja e Mesme është sërish në prag lufte. Tensionet e gjata mes Iranit dhe Izraelit…
Kanë kaluar diçka më shumë se 24 orë nga sulmi i fuqishëm i Izraelit në…
Irani ka konfirmuar se objekti bërthamor Fordow ka pësuar dëme të kufizuara pas sulmeve të…