Indiferentizimi i shoqërisë ndaj krimeve është “karburanti” kryesor i ngjarjeve tragjike. Kështu mendon të paktën sociologu Gëzim Tushi i cili iu referua vrasjes së 20 vjeçarit Stivens Toshkëzi, mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga dy 18 vjeçarë.
“Ngjarja është shumë e rëndë po si vazhdim i situata tipike që po ndodhin në shoqërinë tonë ku po zgjerohen përmasat e krimit. Përdoren të gjitha llojet e mjeteve për të marrë jetë njerëzish, thika, armë, dinamit e mjete të tjera.
Kjo ka krijuar një situatë shumë të vështirë. Përpjekja e këtyre njerëzve është se po kërkojnë të na mësojnë me një situatë kriminale e për fat të keq gradualisht po mësohemi e nuk na bën shumë përshtypje.
Kjo shoqërohet me një ndjenjë indiference që është një lloj karburanti që e ushqen krimin. E dyta është mungesa e reagimit të organeve të rendit”, është shprehur sociologu Gëzim Tushi në Ora News.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…