Ambasada amerikane në Serbi ka reaguar për nderimin që i është bërë komandantit Goran Radosavljeviq i cili ka qenë i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
Në një postim në Twitter ambasada amerikane ka shkruar se Radosavljeviq duhet të përballet me drejtësinë dhe jo të nderohet me stemë.
“Ky ishte gjithashtu njeriu i ngarkuar në kampin ku u gjetën eshtrat e vrara të tre amerikanëve në 1999: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.Radosavljeviqi ishte sanksionuar nga ShBA-ja për përfshirjen e tij të besueshme në vrasjen e tyre.
Ai duhet të përballet me drejtësinë, jo të marrë nderime”, thuhet në reagimin e ambasadaës amerikane në Beograd.