Food and Drug Administration, e njohur në Shtetet e Bashkuara si FDA, ka miratuar ditën e djeshme shpërndarjen e një testimi të shpejtë për koronavirusin.
Testimi është krijuar nga kompania amerikane Cepheid, dhe premton të reduktojë tej mase kohën e diagnostikimit tek pacientët me COVID-19.
Sipas administratorëve të kompanisë, testimi zgjat rreth 45 minuta, dhe për të nuk nevojitet një personel tejet i kualifikuar. Testi do të shpërndahet nga java e ardhshme, ndërkohë që nuk ka ende informacione mbi kostot.
Ndërkohë, të infektuarit me koronavirus në SHBA kanë kaluar 25 mijë personat, duke e renditur në vendin e tretë në botë pas Kinës dhe Italisë.