POLITIKE

SHBA ndërton një program kompjuterik që mund të parashikojë reagimet e Kinës

Komandantët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara në Paqësor kanë ndërtuar një program kompjuterik, që mund të parashikojë se si do të reagojë qeveria kineze ndaj veprimeve të SHBA-së në rajon, si për shembull ndaj shitjeve ushtarake, aktivitetit ushtarak të mbështetur nga SHBA-ja dhe madje edhe vizitava nga anëtarët e kongresit në pikat e nxehta si Tajvani.

Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks u informua për instrumentin e ri gjatë një vizite në Komandën e Shteteve të Bashkuara për Indo-Paqësorin në Hawaii të martën.

“Me rrezikun e konfliktit dhe sfidave në rajon, shohim nevojën për të zgjeruar gamën e treguesve, duke i bashkuar ata dhe më pas duke kuptuar ndërveprimin e kërcënimeve”, tha zonja Hicks në një intervistë për agjencinë Reuters në bordin e një avioni ushtarak.

Programi përllogarit “tensionet strategjike”, tha një zyrtar i mbrojtjes. Ai analizon të dhënat që nga fillimi i vitit 2020 dhe vlerëson aktivitete të rëndësishme që kanë ndikuar në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Sistemi do të ndihmojë Pentagonin të parashikojë nëse veprime të caktuara do të provokojnë një reagim kinez.

Në tetor, ushtria kineze dënoi Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për dërgimin e një luftanijeje përmes ngushticës së Tajvanit, duke thënë se po kërcënonin paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ky incident dhe të tjerë si ai, kanë nxitur kërkesën për instrumentin e ri, tha zyrtari amerikan, për t’u siguruar që Shtetet e Bashkuara të mos e provokojnë pa dashje Kinën me veprimet e tyre.

Megjithëse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë në një pikë të ulët, programi ofron një pamje të një sërë aktiviteteve si vizitat e anëtarëve të kongresit në Tajvan, shitjet e armëve për aleatët në rajon, ose kur disa anije amerikane lundrojnë në Ngushticën e Tajvanit dhe se si ato mund të provokojnë një reagim të madh, ose të padëshiruar kinez.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago