LAJME

SHBA: si u përmbyt “qyteti i mëkatit”

Një stuhi e fortë goditi disa ditë më parë qytetin më të famshëm të “argëtimit absolut” në botë, Las Vegas, duke përmbytur edhe kazinotë e qytetit.

Sipas informacioneve të Wall Street Journal, “qyteti i mëkatit” nuk ka mbetur i paprekur nga kushtet e vështira atmosferike që kanë prekur rajonin më të gjerë.

Hotelet dhe kazinotë përgjatë Bulevardit Jugor të Las Vegas, i njohur si The Strip, u prekën nga shirat dhe përmbytjet pasuese. Në fakt, thuhet se uji rridhte nga tavani në Planet Hollywood Las Vegas Resort & Casino, si dhe Sportsbook në Circa Resort & Casino.

 

Zëdhënësi i Caesars Entertainment Inc. tha se kishte disa rrjedhje në Caesars Palace, por jo përmbytje.

 

Njëkohësisht nga erërat e forta janë shkulur disa pemë, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj, brenda një kohe prej 60-90 minutash.

 

Departamenti i Zjarrfikësve në Las Vegas tha se iu përgjigj më shumë se 300 thirrjeve të enjten mbrëma, sipas një postimi në Twitter. Nga këto thirrje, 22 përfshinin aksidente trafiku dhe shtatë persona u shpëtuan nga ujërat, tha departamenti.

Ironikisht, përmbytjet erdhën vetëm një javë pasi temperaturat ekstreme të të nxehtit goditën Las Vegasin, Nevadën jugore dhe Arizonën veriperëndimore javën e kaluar.

Reshjet e dendura të shiut janë ndalur deri më tani, por shërbimi meteorologjik nuk e përjashton mundësinë e reshjeve të reja në ditët në vijim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago