Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kishin dyfishuar shpërblimin për arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, i akuzuar nga gjykatat amerikane për trafik droge dhe rizgjedhja e të cilit nuk u njoh nga Washington-i.
“Sot, Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit njoftuan një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për çdo informacion që çon në arrestimin e Nicolas Maduro-s”, shkroi në X Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi.
“Ky është bonusi më i madh në historinë tonë dhe dyfishi i shumës së ofruar për Osama bin Laden-in”, shkroi në X numri dy në diplomacinë amerikane, Christopher Landau.
Caracas u përgjigj shpejt dhe e quajti “patetik” këtë vendim nga qeveria e Donald Trump.
“Ne e hedhim poshtë këtë operacion të ashpër të propagandës politike”, tha ministri i Jashtëm venezuelian Yvan Gil në një deklaratë.
Më 10 janar, dhjetë ditë para inaugurimit të presidentit Donald Trump, administrata e Joe Biden denoncoi “përfaqësimin fals” dhe karakterin “jolegjitim” nga inaugurimi i Nicolas Maduro, i rizgjedhur gjashtë muaj më parë në një mandat të tretë, për gjashtë vjet.
Sekretari i atëhershëm i Shtetit Antony Blinken dhe Thesari Amerikan vendosën sanksione të reja ndaj Karakasit, duke rritur shpërblimin për informacionin që çonte te udhëheqësi venezuelian nga 15 milionë dollarë në 25 milionë dollarë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…