BREAKING NEWS

SHBA zhvendos operacionet e ambasadës nga Kievi në në qytetin perëndimor të Lvivit

Shtetet e Bashkuara po zhvendosin operacionet e ambasadës së tyre në Ukrainë nga kryeqyteti Kiev në qytetin perëndimor të Lvivit, tha të hënën Sekretari i Shtetit Antony Blinken, duke përmendur “përshpejtimin dramatik në grumbullimin e forcave ruse”.

Lëvizja vjen pasi zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se Moska mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës, përfshirë Kievin, çdo ditë, pasi grumbulloi më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit lindor të ish-republikës sovjetike dhe më shumë forca në Bjellorusi në veri.

Sekretari Blinken tha në një deklaratë se vendimi ishte marrë për shkak të shqetësimit për sigurinë e stafit të ambasadës. Shumica e stafit të ambasadës tashmë është urdhëruar të largohet nga Ukraina dhe gjithashtu qytetarët amerikanë janë këshilluar të largohen nga vendi.

“Ekipi im dhe unë vazhdimisht shqyrtojmë situatën e sigurisë për të përcaktuar se kur maturia dikton një ndryshim në sjellje,” tha Blinken, duke shtuar se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë për një zgjidhje diplomatike të tensioneve.

Operacionet e ambasadës po zhvendosen përkohësisht në Lviv — afërsisht 80 kilometra nga kufiri perëndimor i Ukrainës me Poloninë — por ambasada do të mbetej e angazhuar me qeverinë ukrainase në Kiev, tha sekreari Blinken.

PRESIDENTI UKRAINAS, THIRRJE POLITIKANËVE TË KTHEHEN NË VEND

Presidenti Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje të hënën zyrtarëve shtetërorë, politikanëve dhe liderëve të biznesit që janë larguar së fundi nga vendi të kthehen në Ukrainë brenda 24 orëve për të treguar unitet me kombin mes frikës së një pushtimi të afërt rus.

“Është detyra juaj e drejtpërdrejtë në një situatë të tillë të jeni me ne, me popullin ukrainas. Unë sugjeroj që të ktheheni në atdheun tuaj brenda 24 orëve dhe të qëndroni krah për krah me ushtrinë ukrainase, diplomacinë tonë dhe popullin tonë” thuhet në një fjalim të Presidentit Zelensky të regjistruar në video.

Mediat ukrainase raportuan se disa ligjvënës dhe biznesmenë të shquar ishin larguar nga vendi fundjavën e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e tjera perëndimore këshilluan qytetarët e tyre të largoheshin urgjentisht nga Ukraina.

“Kthehuni te populli juaj dhe te vendi juaj, i cili ishte burimi i biznesit dhe pasurive tuaja,” tha zoti Zelenskiy.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar që nga e premtja se një sulm mund të ndodhë çdo ditë.

“Na është thënë se 16 shkurti do të jetë dita e sulmit, por ne do ta bëjmë atë ditë uniteti”, tha presidenti Zelenskiy


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago