KRYESORE

Shchneeberger pyet BE-në: Cilat janë sanksionet kundër Serbisë për shkaktimin e krizës në veri?

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, ka reaguar pas lajmeve se BE po përgatit sanksione ndaj Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Shchneeberger ka shtruar pyetje se cilat janë sanksionet e BE-së për Serbinë e cila e ka shkaktuar krizën në veri të Kosovës.

“Çfarë sanksionesh janë planifikuar kundër Serbisë për shkaktimin e kësaj krize duke i tërhequr (serbët) nga institucionet, duke shkaktuar zgjedhje të reja, duke bojkotuar zgjedhjet dhe duke sulmuar dhunshëm paqeruajtësit e NATO-s?”, ka shtruar pyetjen ajo drejt presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Del Leyen, presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola si dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ajo po ashtu ka pyetur nëse Kosova po sanksionohet për shkak të zbatimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, teksa ka thënë se kjo vendosmëri është e nevojshme kundër Vuçiqit, por jo kundër Kosovës.

“Dhe pse sanksionohet Kosova? Për shkak të zbatimit të demokracisë dhe shtetit ligjor? Apo sepse Kosova nuk do ta lejojë veten të bëhet një kukull për të gjykuar autokratët? Kjo vendosmëri dhe ashpërsi është e nevojshme kundër Vuçiqit, por jo Kosovës e cila nuk po përpiqet të përdorë të gjitha llojet e mashtrimeve për të rritur ndikimin e saj mbi fqinjët. Ky përmbysje autor-viktimë do të përshpejtojë atë që ata mendojnë se duhet të parandalojnë. Sa rezistent ndaj të mësuarit mund të jeni në të vërtetë?”, ka shkruar Shchneeberger.

Ndryshe, si raporton REL nga burimet diplomatike, Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago