Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh u kërkon palestinezëve të refuzojnë “zhvendosjen” brenda Rripit të Gazës ose të lënë enklavën e bllokuar për t’u nisur drejt Egjiptit, pas sulmeve ajrore izraelite dhe thirrjeve për evakuim.
“Jo zhvendosjes nga Bregu [Perëndimor], jo nga Gaza dhe jo zhvendosjes nga Gaza në Egjipt,” thotë Haniyeh në një fjalim televiziv.