Mediat serbe të lidhura me presidentin serb Aleksandar Vuçiq i kanë dhënë jehonë një interviste me plot pretendime të drejtorit të Intelegjencës ruse Sergej Naryshkin.
Drejtori i inteligjencës së një vendi që tash e sa kohë është duke kryer luftë të ashpër mbi Ukrainën duke pretenduar marrjen e territorit të saj, ka bërë disa pretendime të rënda ndaj Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Pa dhënë asnjë fakt që mbështetet në dëshmi, Naryshkin ka pretenduar se janë këto dy shtete që synojnë eliminimin fizik apo kërcënimet me dhunë fizike të siç pretendon ai udhëheqësve ‘që mbrojnë interesant e tyre kombëtare”, duke përfshirë këtu liderët e vendeve që njihet se nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht kërkesave të shumta të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Natyrisht, në mesin e emrave që ai ka pretenduar janë kryeministrit sllovak Robert Fitz, presidentit serb Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrit hungarez Viktor Orbán.
“Anglo-saksonët kaluan në terror të hapur dhe përpjekje për të eliminuar fizikisht kundërshtarët, shembull i të cilave është tentativa për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fitz, si dhe raportet për kërcënime për dhunë fizike ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit hungarez Viktor Orbán”, pretendoi pa fakte drejtori i Federatës Ruse të Inteligjencës Sergej Naryshkin në një intervistë për revistën ruse “Razvedchik”, i cili i ka lartësuar tre liderët e vendeve që nuk kanë vendosur sanskione ndaj Rusisë si ‘udhëheqës të ndritur të botës shumëpolare’.
Narrativës të tij, shefi i intelegjencës ruse i mbështetet me fjalinë ‘për shembull’.
“Për shembull, vrasja e kryeministrit të Sllovakisë, i cili ka guximin të flasë në mbrojtje të interesave kombëtare të vendit të tij, flet shumë dhe ky është vetëm një episod. Le të kujtojmë vetëm njoftimin e kërcënimeve për dhunë fizike ndaj serbëve. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri hungarez Orban”, shtoi drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme.
Duke shfrytëzuar postin e tij dhe shtrirjen e dezinformatës nëpërmjet medias ruse, ai ka vazhduar me pretendimin se Perëndimi ‘është duke u përgatitur për luftë’.
“Perëndimi është i gatshëm të marrë masa ekstreme dhe në afat të mesëm mund të përpiqet të nisë një luftë globale me epiqendër në Euroazi”, tha njeriu i Putinit.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…