Fotografitë me revole në duar të kreut të spitalit psikiatrik të qytetit serb Leskovc, Goran Tojaga të publikuara në rrjetet sociale po bëjnë bujë në Serbi.
Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, ka urdhëruar drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Leskovcit të marrë masa urgjente për shkak të fotove ku shihet mjeku dhe shefi i repartit të Psikiatrisë.
“Do të zhvillojë një bisedë me mjekun të hënën. Është e vërtetë që ministrja Grujiçiq më thirri para disa orësh. Të hënën do të vendosim se çfarë të bëjmë dhe si të vazhdojmë”, tha drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Leskovcit, Nebojsha Dimitrijeviq.
Dimitrijeviq theksoi se Tojaga “është një nga specialistët më të mirë në Leskoc dhe një mjek shumë i përkushtuar”.