Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se nuk e dinë se kryeministri Edi Rama është konsultuar me ndonjë politikane të Kosovës për marrëveshjen e “Shengenit Ballkanik”.
I pohoi se këtë çështje do ta trajtojë në takimin e parë që do të mbajë me kryeministrin Rama.
Pjesë nga intervista:
Vjosa Osmani e ka quajtur fatkeqësi idenë e krijimit të “shengenit”. “Mendoj se është fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë nga Kosova para se të arrinte një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar”, ka thënë zonja Osmani.
Albin Kurti: As unë nuk e di nëse është konsultuar, mirëpo kjo është një ndër çështjet që do ta ngre në takimin e parë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, qoftë kjo si fitues i zgjedhjeve, apo edhe si kryeministër i Republikës së Kosovës.