Shërbimi i Sigurisë Diplomatike (DSS) dhe Ndihmës së Antiterrorizmit ATA i dhurojnë Policisë së Shtetit pajisje kompjuterike për krimin kibernetik, për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Laboratorin Kriminalistik në vijimësi të programit 1.3 milion dollarë nga SHBA-ja, për trajnime dhe suport.
Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Janet Meyer, Shefe e Zyrës Rajonale të Sigurimit të Shërbimit Diplomatik në Ambasadën amerikane në Tiranë kanë nënshkruar aktin e dhurimit të këtyre pajisjeve. Veliu ka falënderuar Meyer për ndihmën, mbështetjen dhe suportin në vijimësi që Ambasada amerikane dhe Programi i Ndihmës së Antiterrorizmit ka dhënë e po i jep Policisë së Shtetit dhe ka theksuar se Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët strategjikë për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Ceremonia e dhurimit të pajisjeve kompjuterike Policisë së Shtetit nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike (DSS) dhe Ndihmës së Antiterrorizmit ATA, programe të Departamentit të Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurimit në Ambasadën e SHBA-së u zhvillua në mabientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.