Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me analistin Mustafa Nano, këtë të enjte në emisionin. Gjithçka nisi rreth qëndrimit të gazetarit në karrige, ndërsa më pas përfudnoi në veshjen e tyre.
Mustafa Nano: Unë mendoj Zoti Kryeministër që edhe sikur ta kishim marrë ‘po-në’ e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të mbetej kjo që është , me fjalë të tjera jemi vendi më i mjerë i Evropës
Edi Rama: Po pse kështu?
Mustafa Nano: Sepse e tregoi edhe mbledhja e fundit që Maqedonia u veçua u diferencua nga Shqipëria
Edi Rama: Ere zotëri e di sa vjet ka Maqedonia që rri tek dera…është viti i 15-të për Maqedoninë që rri tek dera, ne kemi vitin e dytë…Si mendon ti dhe Maqedonia ndërroi emër , ndërroi identitet e kupton. Njësoj si ne ta kishim bërë Shqipërinë, Albania…
Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehemi
Edi Rama: Nuk mund të thuash ti këmbë mbi këmbë ‘është vendi më i mjerë’..po pse qenka vendi më i mjerë?
Mustafa Nano: Ç’ke ti për një njëri si unë që rri këmbë mbi këmbë, ndërsa kryeministri shkon me poture në Bruksel dhe çuditen nga këmbë mbi këmbë. Pse çuditesh?
Edi Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë. Edhe ti shikon nga pantallonat ëëë…. I lash unë ngjyrat i more ti. Unë s’të them pse i more ngjyrat.
Mustafa Nano: Dëgjo…
Edi Rama: Si mund të biesh ti në këtë nivel, të merresh me poturet.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…