Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Aleksandar Sheshel, ka vlerësuar se Serbia duhet të refuzojë të ashtuquajturën marrëveshje gjermano-franceze dhe çdo propozim për marrëveshje që parasheh pavarësinë e Kosovës.
Në tubimin parazgjedhor të SRS-së në Leskovac, Shesheli tha se pas zgjedhjeve, radikalët, “në pushtet apo në opozitë, do të jenë një pengesë solide për të pranuar si francezët dhe gjermanët dhe çdo plan tjetër që nuk e sheh Kosovën si pjesë integrale e Serbisë”.
“Është obligim moral i çdo serb që të mos pajtohet kurrë me pavarësinë e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, tha nënkryetari i SRS-së.