Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, që simbas regjizorit serb, paraqet mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm para kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.
Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosovës– që e dënuan një dokumentar të tillë, ku Kosova , paraqitet me një imazh shumë të keq.
Ndersa, reagimi Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq, shefit te dilomacise Ivica Daqiq, dhe reagimi i Marko Gjuriqit – Drejtorit i Zyrës për Kosovën – për këtë film dokumentar, është pikërisht ai që ata e mbështetin filmin dhe realizimin e tij, deri edhe financierisht, pra me para për propogandë serbe.
Kurse, dje në mbrëmje, dhjetra forca të policisë njujorkeze,nga NYPD, rethuan dy anët e rrugës përball kinemas SVA- e cila ndodhet në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohen që në Kineman SVA po shfaqej premiera e filmit “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, i regjizorit serb.