Në qytetin e Shtimes është zhvilluar sot një protestë paqësore në kërkim të drejtësisë për rastin e aksidentit ku humbën jetën pesë anëtarët e familjes Ramadani, në qershor të këtij viti, njofton Klankosova.tv.
Protesta u bë pas kërkesës së prokurorit dhe aprovimit nga ana e gjykatës për lirimin në arrest shtëpiak të personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku mbetën të vdekur fillimisht katër anëtarët, e më pas edhe anëtari i pestë i kësaj familje.