POLITIKE

Shkarkohet kryeshefi i Trepçës: Fshesa e Kurtit më kapi, por do bëj padi

Pak minuta më parë është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Basri Ibrahimi.

Ai për IndeksOnline e ka konfirmuar këtë lajm duke thënë se tani i erdhi radha që “fshesa”e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ta prek edhe atë.

Ibrahimi ka kontestuar këtë vendim të bordit të përkohshëm të Trepcës, duke thënë se ai është marrë pa kuorum.

“Po është e vërtet. Edhe mu më erdhi radha nga fshesa e Vetëvendosjes për largimin e bordeve dhe kryeshefave ekzekutiv. Një vendim politik që nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi nuk bazohet në performancën. Vendim është marrë pa kuorum, pasi që Vetëvendosje nuk e ka ditur, por në bord dhe për vendime duhet të jenë 9 anëtar, ndërsa ata janë vetëm katër. Kjo tregon se sa dinë kjo qeveri”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas tij qeveria në detyrë ka penguar punën e kësaj ndërmarrje dhe këtij menaxhmeti, duke mos ua alokuar as parat për pagat e punëtore, e rrjedhimisht ka shkaktuar pakënaqësi tek ta.

“Ky bord pa kuorom më ka shkarkuar në mënyrë arbitrare dhe me kërkesë nga ministra Hajdari, këtë po e bazojë në ligjin që është dashur të alokohen, me ditë të tëra i kam kërkuar të na lejojnë ato paga, për minatorët. Nuk është lejuar ekzekutimi i tyre sepse këtë muaj nuk kemi arritur të paguajmë pagat, por kjo jo për shkak të prodhimit por kjo ka qenë kryekëput e orkestruar nga ta për të shkaktuar pakënaqësi tek punëtorët”, tha ai për IndeksOnline.

Ibrahimi ka thënë se do t’i përdor të gjitha masat ligjore për të parandaluar jetësimin e këtij vendimi dhe se po ashtu do të ngrisë padi ndaj këtij bordi.

“Unë do t’i përdori të gjitha masat juridike që mundem, por edhe do të ngreh padi edhe ndaj anëtarve të bordit, sepse vendimi nuk është bërë në kuadër të performacës dhe nuk ka asnjë bazë ligjore”, nënvizoj ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago