Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se i vjen keq për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndërprerë fondet për organizatën dhe bëri sërish thirrje për një unitet mbarë botëror për të luftuar pandeminë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një partner i hershëm dhe bujar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shpresojmë që të vazhdojë të jetë kështu”, u shpreh Ghebreyesus përmes një deklarate për shtyp në Gjenevë.
“OBSH po vlerëson ndikimin që do të ketë kjo gjë dhe do të përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet me partnerët”, tha Tedros. “Por tani ishte koha që bota të bashkohet në luftën kundër pandemisë”, të cilën ai e përshkroi si një armik të rrezikshëm.
Prej disa ditësh kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi OBSH duke thënë se nuk bëri aq sa duhej për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe se mbante shpesh herë anën e Kinës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…