POLITIKE

Shkëlzen Gashi e imiton dhe ia përmend shampanjën Çollakut: Keni vjedhë sa keni mujtë

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 mes panelistëve Shkëlzen Gashi dhe Bekim Çollaku.

Gjithçka filloi kur Gashi filloi të imitojë Çollakun, pas mospajtimeve të shumta.

“E pamë me atë politikën t’u lshu pe që 10 vjet. E patë qa thatë më herët “bashkësia ndëlkombëtale kur të na thotë na duhet me pranu” se kështu kanë thënë të gjithë ldierët e Ksovoës. Kjo është kultura”, tha Gashi.

Këtu iu përgjigj Çollaku duke kërkuar shpjegime se kënd pe imiton.

“Kënd pe imiton, Xeni?”

“Ju jeni mësu tu u nënshtru”, ia ktheu Gashi.

Çollaku përsëri ia ktheu me cinizëm.

“Ti ishe i panënshtrueshëm”, tha Çollaku.

Tutje Gashi ia përmendi festën me shampanjë në vitin 2016.

“Spo të vjen mbare që 20 vjet cka keni bërë ke festuar me shampanjë”, tha ai.

“Ti do shtet komunist. Ti do regjimin e komunizmit. Ka marrë fund ajo punë dhe ke me ndejt tu vajtu tërë jetën. E shohim”, ia ktheu Çollaku.

“Epoka juaj ka marrë fund cka keni bërë. 20 vjet keni vjedhur sa keni mujtë. E keni parë se si i kanë pasur marrëdhëniet me oligarkët. Por kur kryeministri kur i falë 54 milionë për ujë. Ai përgjigjet ‘për pikë të qejfit”, tha Gashi përsëri.

“Ti nuk e ke as haberin si funksionon BE. Je torturë për shikuesit. Kurti a ja dha 100 milionë KEDS-it.”, ia ktheu përsëri Çollaku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago