Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë disa fjalë për figurën e politikanit shqiptar Xhafer Deva pas debatit që lindi rreth tij kur u mor vendimi për restaurimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.
Gashi përmend marrëveshjen që kishte Deva me gjermanët dhe kushtet që ia plotësuan atij në “shtetin e Nediqit”. Gashi thotë se Deva nuk ishte bashkëpunëtorë i Milan Nediq, por përkundrazi ai ndihmoi në krijimin e administratës shqiptare në prefekturën e Mitrovicës. Gashi thotë se Deva krijoi administratë me nëpunës shqiptarë, hapi 40 shkolla në gjuhën shqipe në periudhën mes viteve 1941-43, krijoi polici shqiptare me komandant Pajazit Boletinin, djalin e Isa Boletinit dhe dëboi kolonizatorët serbë e malazezë që ishin vendosur në atë pjesë. Gashi flet edhe për rëndësinë që kishte miniera e Trepçës për gjermanët.
“Shteti i Nediqit, por ky kur është takuar me gjeneralin Eberhart e ka bërë një marrëveshje me të. Konsiston me disa pika. Një prej tyre është që shqiptarët duhet të kenë administratën dhe ky duhet të jetë kryetar i Mitrovicës. Këtë pozitë e ka pasur babai i tij. Kur bëhet ky atëherë merret vesh që edhe nëpunësit të i zgjedhë vet dhe të ketë edhe serbë por me përqindje të barabartë ikur popullsia. I ka paraprirë marrëveshjes së Ahtisaarit në njëfarë forme. Por Deva nuk zbatonte urhdërat e Milan Nediq edhe pse ishte pjesë e shtetit të Nediqit. Gjermanët e donin Mitrovicën e Veriut për shkak të Trepcës. Kjo dihet pasi italianët, Musolini kishte kërkuar raport pse po kërkonin minierën. E në fund doli se e gjithë pjesa e pushtuar ishte kot pasi esenca ishte në minierën e Trepcës”, thotë ai në emisionin Pressing në T7.
Gashi tregon detaje të plota nga marrëveshja e Devës me Gjeneralin Eberhart, që ishte përgjegjës për Ballkanin në Gjermaninë naziste.
“Marrëveshja e Xhafer Devës me Gjeneralin Eberhart ka pasur katër, ku pika e parë do të krijohej administrata sikur kërkojnë shqiptarët. Do të organizojmë arsimin sipas vullnetit tonë. Në këtë kohë 40 shkolla shqipe janë bërë në rajonin e Mitrovicës edhe pse Nediq ishte kundër. Fushën e gjyqësisë, është marrë vesh të kishin këshillin e pleqve ose bajraktarëve në përputhje me praktikat shqiptar dhe nuk ka mundur të shkojë tjetërku përvec në Kanun e Sheriat. Atë që e ka bërë Lidhja e Prizrenit, edhe ky e ka bërë të njëjtën gjë. Ka pajtuar dhjetëra gjaqe. Forcë policore shqiptare me 1 mijë pjesëtar. Dhe e dini kë e bën komandant të kësaj force? Pajazit Boletinin. Djalin e Isa Boletinit. Dhe pika e fundit e më e rëndësishmja. Dëbimi i kolonizatorëve malazez e serbë. Marrëveshje e vitit 41 por u zbatua më 44-tën. Gjermanët në fillim nuk e lanë këtë po më vonë i urdhëruan kolonistët të largohen. Nediqi dha dorëheqje për shkak të kësaj. Kolonizimi ka ekzistuar në disa nivele por ka qenë nacionalizëm i pastër dhe nuk ka pasur lidhje me kuislingë. Mendoj që gjëja më e mirë në këtë debat është një intervistë që e kishte bërë Robelli me historianen zvicerane”, pwrfundon ai.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…