Kanë vijuar polemikat në distancë mes këngëtares Shakira dhe ish-bashkëshortit të saj Gerard Pique.
Ishte këngëtarja kolumbiane ajo e cila me një këngë drejtuar të dashurës së re të këngëtarit, Clara Chia Martit, i hodhi “benzinë zjarrit”.
Në tekstin e këngës më të fundit Shakira duke iu referuar 23-vjeçares, i drejtohet ish-bashkëshortit të saj me fjalët “ke shkëmbyer një Ferrari me një Twingo, ke shkëmbyer një Rolex me një Casio”.
Por nga ana tjetër nuk nguroi edhe përgjigjjja e këngëtarit, i cili Pique u shfaq në një transmetim të Ligës së Mbretit të premten 13 janar, me një orë Casio në dorë.
“Casio na ka dërguar orë dore. Ne arritëm një marrëveshje sponsorizimi me Casio, Liga e Mbretit arriti një marrëveshje me Casio”, tha me ironi ish-futbollisti.