Nga shkencëtarët australianë vjen një dritë shprese. Ata pretendojnë se kanë krijuar tashmë vaksinën kundër koroanvirusit vrasës, por duhen ende disa muaj para se ta adminsitrojnë te njerëzit.
Tre shkencëtarë të Universitetit të Queensland, në Brisbane, besojnë se vaksina mund të imunizojë trupin kundër COVID-19.
Dr. Keith Chappell, i cili ka studiuar stabilizimin e proteinave virale, tha për mediat vendase se ka një rezultat “në lidhje me arritjen e një vaksine që të funksionojë. Besojmë se jemi aty”.
Grupi i tij ka punuar me rreth 250 formulime të ndryshme derisa vendosën të zgjidhnin një kandidat të qujtur S-Spike, e cila po testohet aktualisht te kavjet dhe do të nisë testimet njerëzore në qershor.
Dr. Chappell shpjegon se zhvillimi i plotë i një një injeksioni për njerëzit do të kërkojë kohë.
“Krijimi i një vaksinë për shtatë miliardë nejrëz do të thotë diçka krejt tjetër”, thotë ai duke shtuar se studiuesit duhet të jenë të kujdesshëm për rreziqet komerciale që mund të kompromentojnë sigurinë apo efikasitetin e saj.
Ai shton se vaksina është kërkuar duke veçuar aftësitë infektive të virusit me anë të teknologjisë së re të ‘kapjes molekulare’ të ADN’së.
Teknologjia përdor sekuencimin e ADN’së që është publikuar nga Kina, për të prodhuar një proteinë të njëtë me atë të virusit.
Kjo proteinë është esenca e vaksinës, e aftë të gjenerojë reagimet e sistemit imunitar që mbrojnë trupin nga infeksioni.